Në një konferencë për median Rama u shpreh se "kompromisi është gati: Trasparencë dhe kushtetuetshmëri. Transparencë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të ardhshme dhe në asnjë mënyrë për të marrë pushtetin në tavolinë por për të garantuar që pushteti të mos merret më nën tavolinë. Ne e kemi pranuar se jemi gati ta zgjidhim përmes vullnetit këtë krizë. Ndërkombëtarët kërkojnë zgjidhje dhe këtë e kanë deklaruar. Por i pari i qeverisë refuzon çdo zgjidhje sepse disponon një forcë kartonash të cilën e përdor abuzivisht. Kjo është tërësia e tablosë së sotme dhe unë doja ta nënvizoja që ne jemi gati për zgjidhje. Transparenca mund të nisë menjëherë duke hapur kutitë e dokumentacionit zgjedhor. Ndërsa për fletët e votimit në varësi të hetimit, mund të vendosë Komisioni i Venecias".


"Kjo është një krizë e rëndë që kërkon kompromis në funksion të interesit të transparencës. Palët kanë një detyrim karshi shqiptarëve. Mjafton vullneti që kjo zgjidhje të vijë menjëherë. Ne nuk do të bëhemi pengesë, por duhet edhe vullneti i palës tjetër", shtoi ai persa i përket draft-marrëveshjes së propozuar nga ndërkombetarët dhe Presidenti.


Përsa i përket protestës ai tha se "dua të falenderoj shpirtin opozitar që është mishëruar në çadrën ku dëshmohet nevoja e patjetërsueshme për vendosjen në themel të demokracisë dhe nga ana tjetër të shpreh falenderim të gjithë atyre që në protestën e djeshme treguan emancipim që duke i zhbërë zërat dhe gjithë mjegullnajat për të njollosur opoztën si një burim i mundshëm dhune".